Ndodh në Itali, tifozi kap peshk brenda në stadium

Futboll

Ndodh në Itali, tifozi kap peshk brenda në stadium

Më: 9 prill 2019 Në ora: 17:13
Mapei Stadium

Derbi mes Reggio Audace dhe Modena për Serie D pati interes të madh nga tifozët, aq sa 10 mijë ishin në “Mapei Stadium” për të mbështetur skuadrën e tyre.

Stadiumi në fjalë ndodhet në Reggia Emilia dhe në të zhvillon ndeshjet Sassuolo, që militon në Serie A. Rezultati i ndeshjes ishte 0-0, por vëmendjen më të madhe e mori një tifoz i skuadrës mike që kishte shkuar në stadium me grep peshkimi të improvizuar.

Në hendekun mes tribunës së tifozëve dhe fushës ishte krijuar një kanal i madh, që nga reshjet e shiut të ditëve të fundit ishte mbushur me ujë. Për ta bërë edhe më komike, tifozi arrin të kapë një peshk të gjallë nga kanali që ndodhej në stadium.

Në Itali kanë filluar të ngrenë alarmin për gjendjen e rënduar të stadiumeve të tyre, që pjesa më e madhe kanë shumë vite që janë ndërtuar dhe nuk është vënë më dorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat