Tifozët e Juventusit marrin lajmin e vitit

Futboll

Tifozët e Juventusit marrin lajmin e vitit

Më: 9 prill 2019 Në ora: 17:22
Cristiano Ronaldo

Cristano Ronaldo është i gatshëm për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Ajax.

Skuadra italiane të mërkurën zhvillon ndeshjen e parë çerekfinale kundër Ajaxit në udhëtim.

Massimiliano Allegri për këtë ndeshje ka grumbulluar edhe yllin portugez, Cristiano Ronaldo.

34 vjeçari ishte jashtë fushave për disa ditë shkaku i një lëndimi të pësuar në sfidën Juventus – Udinese.

Ka pasur shumë lajme nga mediet italiane se Ronaldo nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë kundër Ajax.

Por, faqja e Juventusit ka konfirmuar se pesë herë fituesi i Topit të Artë është gati për ndeshjen e së mërkurës, i cili ka udhëtuar së bashku me skuadrën drejt Amsterdamit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat