Pioli jep dorëheqje

Futboll

Pioli jep dorëheqje

Më: 9 prill 2019 Në ora: 17:29
Pioli jep dorëheqje

Klubi nga Firence, Fiorentina është në një krizë të thellë rezultatesh. Humbja në shtëpi nga Frosinone, ka qenë përcaktuese për të ardhmen e trajnerit të Fiorentinës, Stefano Pioli që ka dhënë dorëheqje. 53-vjeçarit i përfundonte kontrata me ekipin nga Firence në fund të sezonit.

Ky ishte sezoni i dytë që Pioli drejtonte Fiorentinën. Ecuria e dobët në rezultate e javëve të fundit ka sjellë ndarjen mes palëve. Fiorentina nuk fiton në kampionatin italian në futboll prej shtatë ndeshjes dhe renditet në vendin e dhjetë me 39 pikë. Ekipi ka një rast për kualifikim në Evropë dhe për të fituar trofe këtë sezon, pasi është në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat