Manchester Utd-Barcelona, përballja e gjigantëve 

Futboll

Manchester Utd-Barcelona, përballja e gjigantëve 

Më: 9 prill 2019 Në ora: 18:24
Pogba e Messi

Manchester Utd përballet nesër (21.00) me Barcelonën, një ndeshje që pritet me kërshëri jo vetëm nga dashamirët e futbollit në Kontinentin e Vjetër. Dy skuadra me traditë të madhe përballë njëra – tjetrës në kuadër të çerekfinales së Champions League në futboll.

Përballja e parë zhvillohet në “Old Trafford” dhe që pritet me drithërima.  Futbollisti Zlatan Ibrahimoviç, ish-lojtar i Barcelonës dhe Manchester United, ka folur nga SHBA për përplasjen çerekfinale mes këtyre dy skuadrave. “Unë mendoj se kjo do të jetë një ndeshje shumë interesante, mes dy skuadrave të mëdha.  Dy klube me histori të madhe, me lojtarë fantastikë në përbërje, do të vihen kundër njëri-tjetrit, ndaj do të jetë shumë tërheqëse për ta parë supersfidën. Duhet të presim e të shohim se kush është më i forti”, - ka analizuar Ibra, aktualisht luan për klubin LA Galaxy. “Padyshim, unë mendoj se Messi bën dallimin në çdo ndeshje dhe kjo nuk është sekret.

Te Manchester United mendojnë se Pogba e bën ndryshimin, kështu që pres të jetë një betejë mes Messit dhe Pogba, pavarësisht se kolektivi vendos në futboll, aq më tepër në kësi lojërash, ku ka rëndësi të madhe fryma në ekip. Gjithsesi, unë mendoj se këto lojtarë do ta bëjnë dallimin dhe kjo do të jetë interesante”, tha Ibrahimoviç. Kujtimet e suedezit me të dyja fanellat janë të bukura, por është e qartë se me çfarë raportesh të ndera me Guardiolën e la “Camp Nou”.

"Ne ishim ekipi më i mirë në botë. Njerëzit kishin respekt të madh për ne, më ka pëlqyer të luaja në atë ekip...”, - ka kujtuar Ibra. Në fakt, përballen gjigantët e futbollit, sfidë që pritet me kureshtje të madhe, ndërsa Manchester Utd është në një lloj presioni, kur kihet parasysh se Barcelona ka sulm të frikshëm me Lionel Messin dhe Luis Suarezin.  Pra, Paul Pogba me Manchester Utd kërkojnë fitore kundër Barcelonës së Messit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat