Pogba nuk largohet në verë, thotë Solskjaer

Futboll

Pogba nuk largohet në verë, thotë Solskjaer

Më: 9 prill 2019 Në ora: 18:32
Solskjaer dhe Pogba

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka thënë se nuk e sheh Paul Pogban duke u larguar nga klubi para sezonit të ardhshëm.

Mesfushori francez, i cili iu ribashkua Unitedin në gusht të vitit 2016, mund të kalojë në Real Madridit, sipas mediave të ndryshme botërore.

Duke folur para ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, Solskjaer tha: “Paul Pogba po mendon për ndeshjen e nesërme”.

“Në momentin e tij më të mirë, Paul mund ta udhëheqë një ndeshje si kjo. Nuk e shoh atë duke mos luajtur për Manchester Unitedin sezonin tjetër”, shtoi ai.

Pogba mungoi në rikthimin e shquar të Manchester Unitedit në 1/8 e finales kundër Paris Saint-Germainit, pasi ishte përjashtuar me të kuq në ndeshjen e parë.

Por, ai do të jetë i gatshëm të paraqitet nesër kundër Barcelonës në “Old Trafford”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat