Costacurta: Juventus rrezikon të bëjë një gabim të madh

Futboll

Costacurta: Juventus rrezikon të bëjë një gabim të madh

Më: 9 prill 2019 Në ora: 18:36
Alessandro Costacurta

Në prag të Ajax-Juventus, ndeshje e vlefshme për çerekfinalet e Champions League, ish-mbrojtësi i Milan-it dhe i kombëtares së Italisë, ka paralajmëruar skuadrën e Massimiliano Allegri-t. 

"Nuk besoj se Juventus është në momentin më të mirë të sezonit. Ajax konsiderohet një skuadër fëmijësh që luajnë shumë mirë, të njëjtin gabim e kemi bërë ne te Milan-i disa vite më  parë". 

"I nënvlerësuam dhe nuk do të doja që Juventus-i ta bënte këtë gabim të madh. Ndër të tjera, Cristiano Ronaldo mund të humbë diçka nëse qëndron shumë pa luajtur", ka thënë  Costacurta.   

NAPOLI – "Ancelotti, një garanci për sfidën me Arsenal-in? Nuk besoj se është një garanci. Mendoj se në këtë moment i jepet shumë rëndësi trajnerëve, lojtarët duhet të marrin përgjegjësitë e tyre. Carlo është një vlerë e shtuar për Napoli-n, por në fushë shkojnë lojtarët". 

MILAN – "Besoj se humbja me  Inter-in ka qenë një goditje psikologjike, skuadra ka humbur besimin. Sfida me Lazio-n për Champions-in? Edhe bardhekaltrit nuk po kalojnë një moment pozitiv, por mendoj se janë pak më mirë". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat