Gerard Pique: Man Utd është ende skuadra më e madhe në Angli

Futboll

Gerard Pique: Man Utd është ende skuadra më e madhe në Angli

Më: 9 prill 2019 Në ora: 20:32
Gerard Pique

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique thotë se Manchester United është skuadra më e madhe në Angli, ndërsa përgatitet të përballet me ish-klubin e tij në Ligën e Kampionëve.

Barca do të luajë në Old Trafford në ndeshjen e parë të çerekfinales të mërkurën, me fillim nga ora 21:00.

Pique kaloi katër sezone në United pas bashkimit si 17-vjeçar në vitin 2004.

“Ata gjithmonë kanë qenë ekipi më i madh në Angli”, tha Pique.

“Të gjitha ekipet e mëdha kalojnë nëpër kohë të mira dhe kohë të këqija, dhe ka periudha tranzicioni.”

Pique ende beson se United është ekipi që mund të fitojë në Premier Ligë.

“Unë mendoj se është skuadra më e madhe në Angli. Periudha e Sir Alex Ferguson në Manchester United ishte më e mira dhe ata po vazhdojnë të jenë një ekip i madh”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat