Guardiola: Një moment vendosi ndeshjen. Aguero? Herën tjetër...

Futboll

Guardiola: Një moment vendosi ndeshjen. Aguero? Herën tjetër...

Më: 9 prill 2019 Në ora: 23:54
Pep Guardiola

Manchester City nuk ka zhvilluar një nga ndeshjet më të mira teksa është mposhtur 1-0 nga Tottenham në çerekfinalen e parë të Champions League. 

Pas ndeshjet, këto ishin fjalët e trajnerit të The Citizens Pep Guardiola: “Ne kontrolluam ndeshjen, nuk i lamë të vraponin shumë. 

Rezultati nuk është më i miri, por duhet ta përmbysim për të kaluar në gjysmëfinale. 

Sezonin e kaluar ishim më keq (ndaj Liverpool). Përveç disa mundësive që u lejuam nga goditjet standarde apo në kundërsulme, ishim në kontroll të ndeshjes dhe luajtëm mirë. 

Do të kisha pasur dëshirë të shënonim një gol, por kjo është situata. Kur nuk luajmë mirë, gjithmonë e kam thënë, por sot nuk e kam këtë ndjesi. 

Tottenham është një skuadër që bën shumë presing, por nuk mund ta bënin këtë herë, sidomos në pjesën e dytë.

Një moment vendosi ndeshjen. Aguero? Herën tjetër do të shënojë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat