Pochettino: Është për të ardhur keq, do të na mungojë

Futboll

Pochettino: Është për të ardhur keq, do të na mungojë

Më: 9 prill 2019 Në ora: 23:57
Pochettino

Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, ka folur për dëmtimin e pësuar nga Harry Kane në ndeshjen e Champions League kundër City-t, të fituar 1-0 nga "Spurs". 

"Është për të ardhur keq. Do të jetë shumë  e vështirë dhe do të na mungojë, ndoshta për pjesën e mbetur të sezonit", ka thënë trajneri argjentinas për "BT Sport". 

Sulmuesi u detyrua të largohet nga fusha pasi ndrydhi kaviljen në minutën e 55-të të takimit në një tentativë për t'i marrë topin mbrojtësit të City-t, Fabian Delph. 

Edhe pa Kane, Spurs kanë arritur të marrin fitoren falë golit të Son në  minutën e 79-të, por do ta kenë shumë të vështirë ta ruajnë avantazhin pa yllin e tyre në ndeshjen e kthimit, që do të luhet 17 prillin e ardhshëm në "Etihad Stadium". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat