Guardiola e komenton humbjen e Man Cityt

Futboll

Guardiola e komenton humbjen e Man Cityt

Më: 10 prill 2019 Në ora: 06:08
Pep Guardiola

Pep Guardiola ka komentuar humbjen e Manchester Cityt nga Tottenham Hotspur.

Manchester City është mposhtur 1:0 nga Tottenham Hotspur në udhëtim në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Sezoni i kaluar ishte shumë më i keq (kundër Liverpoolit). Me përjashtim të disa rasteve, ne patëm disa goditje dhe disa kundërsulme, kontrolluam ndeshjen dhe luajtëm mjaft mirë. Do të do kisha dashur që të shënonim një gol, por situata është ajo që është”, ka deklaruar Guardiola pas ndeshje me Tottenham.

“Rezultati nuk është më i mirë por nëse dëshiron të kaloni tutje duhet të bëni këto lloj rikthimesh”.

“Ndonjëherë 1:0 është më mirë se 0-0, sepse e dini saktësisht se çfarë duhet të bëni. Duhet të dilni për të shënuar gola”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat