Ajaksi gati për Juven, Ten Hag: Ronaldo? Ne kemi De Jong

Futboll

Ajaksi gati për Juven, Ten Hag: Ronaldo? Ne kemi De Jong

Më: 10 prill 2019 Në ora: 06:20
Erik ten Hag

Trajneri i Ajaksit të Amsterdamit, Erik ten Hag, është optimist për sfidën e nesërme të skuadrës së tij ndaj kampionëve të Italisë, Juventusit. Në orën 21:00 në “Amsterdam Arena”, do të nisë çerekfinalja e parë mes këtyre dy ekipeve, ndërsa timinoeri i “harkëtarëve” nuk i druhet aspak forcës së Juventusit dhe yllit portugez, Kristiano Ronaldos. “Juventusi është skuadër eksperte me një trajner po aq ekspert sa mund të luajë në mënyra të ndryshme.

Ne duhet të jemi të aftë ta lexojmë lojën dhe të jemi përpara në çdo gjë. Duam ta vazhdojmë rrugëtimin tonë, pas Bajernit dhe Real Madridit luajmë kundër një skuadre tjetër të madhe, që ka një kulturë tjetër futbolli dhe kështu që duhet ta përballojmë në një tjetër mënyrë. Ronaldo? Të luash kundër më të mirëve për mua është shumë mirë. Kielini është një lojtar i rëndësishëm, por Juve ka lojtarë të tjerë që mund ta zëvëndësojnë. Sidoqoftë do t’u mungojë eksperienca e tij. Gjithsesi ne kemi De Jongun,” u shpreh në konferencë Erik ten Hag, trajneri i Ajaksit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat