Solskjaeri e ‘godet’ Messin para ndeshjes në Old Trafford

Futboll

Solskjaeri e ‘godet’ Messin para ndeshjes në Old Trafford

Më: 10 prill 2019 Në ora: 09:53
Ole Gunnar Solskajer

Ole Gunnar Solskajer ka thënë se Lionel Messi nuk është i pandalshëm.

Manchester United të mërkurën mbrëma (sonte) në ‘Old Trafford’ presin Barcelonën, për të zhvilluar ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Trajneri norvegjez i Manchester United, është i vetëdijshëm për rrezikun që paraqet Lionel Messi për skuadrën e tij, por ka shtuar se argjentinasi nuk është i pandalshëm.

Ai ka kërkuar që lojtarët e tij të jenë të vëmendshëm të të gjithë lojtarët e Barcelonës, si Lionel Messi, Luis Suarez, Philippe Coutinho e Ivan Rakitic.

“Nuk është i pandalshëm”, është përgjigjur Solskajer, në pyetjen nëse mund të kontrollohet Messi.

Këtë sezon ne kemi luajtur kundër Juventusit dhe Cristianos, apo Chelseas dhe Hazard”, ka shtuar norvegjezi.

“Suarez, Coutinho dhe Messi do t’i mbajnë mbrojtësit tanë në majë të gishtave, kështu që të shohim çfarë pune bëjmë nesër”, deklaroi Solskjaer dje në konferencën për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat