Tifozët e Ajaxit kanë bërë një veprim të turpshëm para ndeshjes me Juventusin.
Ajax dhe Juventus do të përballen sot (e mërkure) në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja që starton në ora 21:00, do të zhvillohet në stadiumin ‘Johan Cruijff Arena’.
Tifozët e Ajaxit kanë bërë një veprim skandaloz para hotelit ku qëndrojnë lojtarët e Juventusit.
Tifozët e skuadrës holandeze kanë shkuar para hotelit, duke ndezur fishekëzjarre në mes të natës.
Ky veprim i tyre është bërë si qëllim që mos t’i lënë të pushojnë lojtarët e Juventusit për ndeshjen e sotme.