Legjenda e Kosovës, finalja me tensione të mëdha, përleshën Prekazi e Millovanoviqi i Zvezdës dhe përjashtohet Xhevati! 

Futboll

Legjenda e Kosovës, finalja me tensione të mëdha, përleshën Prekazi e Millovanoviqi i Zvezdës dhe përjashtohet Xhevati! 

Nga: Kemajl Goca Më: 10 prill 2019 Në ora: 13:19
Pamje nga video

Duhen me mijëra e mijëra faqe të shkruhen për gjyqtarin më të mirë që ka pasur Kosova, Shinasi Berisha, që ndërroi jetë sot në moshën 73 vjeçare, duke pikëlluar të gjithë dashamirët jo vetëm të futbollit.

Ai ka referuar shumë ndeshje në rrafshin ndërkombëtar, po ashtu edhe në elitën e futbollit ish jugosllav dhe skuadrat siç quheshin atëkohë, katërshja e madhe, Hajduk Spliti, Dinamo Zagreb, Partizani i Beogradit dhe Cërvena Zvezda e Beogradit. Ai me 24 maj të vitit 1984 ka referuar finalen me shumë tensione të Kupës së Marshall Titos, mes Cërvena Zvezdës dhe Hajdukut të Splitit, e cila përfundoi me rezultat 0:0, por splitasit fituan kupën pasi me 9 maj kishin fituar me 2:1.

Shinasi Berisha me mençuri e guxim referoi ndeshjen, duke ndëshkuar edhe shumë futbollistët të Cërvena Zvezdës për lojën e ashpër dhe për reagimet të panevojshme si dhe me karton të kuq edhe Xhevat Prekazin e Hajdukut të Splitit për një ndërhyrje të ashpër.

Në minutën e 5-të të videos, shikoni përplasjen me grushte mes Xhevat Prekazit dhe Millovanoviqit të Zvezdës.

Dhe në minutën  e 10.52 në video, shikoni se si Berisha e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë përkatësisht të kuq Prekazin dhe si reagon Slishkoviqi. Po ashtu edhe në minutën e 9.20 Berisha nuk referoi penallti për Zvezdën, gati u kall Marakana dhe Delija e Zvezdës nga inati e fërshëllenin në drejtim të tij.

Legjenda e Kosovës, Berisha, atëkohë e kishte referuar takimin me autoritet të lartë, kishte marr komplimente dhe asnjë gjyqtar tjetër nuk kishte mundur ta mbante nën kontroll at finale të tensionuar, por gjyqtari nga Kosova kishte treguar autoritetin e tij dhe as që ishte mërzituar për at zhurmën e madhe të Zvezdës dhe të tifozëve ‘Delija’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat