Brazili zbulon fanellat speciale për Kupën e Amerikës

Futboll

Brazili zbulon fanellat speciale për Kupën e Amerikës

Më: 10 prill 2019 Në ora: 13:33
Fanella

Kombëtarja braziliane po përgatitet për turneun e radhës në Amerikën e Jugut.

Në bashkëpunim me kompaninë e veshjeve sportive Nike, Federata e Futbollit të Brazilit, ka zbuluar fanellat speciale me të cilat do të luajnë futbollistët e kësaj kombëtareje në Kupën e Amerikës.

Këto fanella janë në shenjë nderimi për 100 vjetorin e Kupës së Amerikës të mbajtur në Brazil më 1919, ku ishte Seleçao ajo që kishte triumfuar.

Fanella do të jetë e bardhë, me jaka të kaltra, ashtu siç do të jenë edhe tutat.

Brazili do të luajë ndeshjen e parë në Kupën e Amerikës këtë verë me këto fanella.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat