Zbulohet oferta e Juventusit për Marcelon

Futboll

Zbulohet oferta e Juventusit për Marcelon

Më: 10 prill 2019 Në ora: 13:56
Marcelo

Juventus e ka rikthyer interesimin për Marcelon.

Juventus tentoi në verën e kaluar ta transferonte Marcelon, mirëpo Real madrid i refuzoi të gjitha ofertat.

‘Zonja e Vjetër’ është rikthyer sërish me oferta për mbrojtësin brazilian, pasi Alex Sandro po kalon te PSG.

Juventus dëshiron ta transferojë Marcelon, pasi bashkombësi i tij thuhet se ka arritur marrëveshje personale me klubin parisien.

Torinasit do të paguajnë 50 milionë euro për ta transferuar brazilianin nga Real Madrid. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat