Van Dijk për titujt e Premierligës dhe Championsit: Nëse nuk besoni, qëndroni në shtëpi

Futboll

Van Dijk për titujt e Premierligës dhe Championsit: Nëse nuk besoni, qëndroni në shtëpi

Më: 10 prill 2019 Në ora: 15:15
Van Dijk dhe shoket e skuadres

“The Reds” kanë besim se mund të triumfojnë edhe në Premierligë, edhe në Ligë të Kampionëve, me vetëm disa ndeshje të mbetura për t’u zhvilluar deri në fund të sezonit.

Qendërmbrojtësi Virgil van Dijk beson se bashkëlojtarët e tij duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre nëse nuk besojnë se Liverpooli mund ta fitojë edhe titullin e Premierligës, edhe titullin e Ligës së Kampionëve.

Me vetëm pesë ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit, skuadra e Jurgen Kloppit pozicionohet në vendin e parë në tabelën e Premierligës, me dy pikë dhe një ndeshje më shumë se Manchester City.

Asnjë skuadër nuk ka arritur ta fitojë edhe titullin e Premierligës, edhe atë të Ligës së Kampionëve, në të njëjtin sezon që nga sezoni 2007/08, kur Alex Fergusoni e drejtoi Manchester Unitedin.

Presioni mbi futbollistët e Liverpoolit është edhe më i madh pasi që “The Reds” nuk e kanë fituar titullin e ligës angleze që 29 vjet. Mirëpo, Van Dijku nuk shqetësohet nga ky rekord.

“Ne duhet të besojmë dhe të mendojmë për ndeshjet e radhës. Duhet të besosh në vete ose të qëndrosh në shtëpi.  Ne duhet të kemi besim”, ka thënë Van Dijk. “Kjo është një kohë e mrekullueshme për të qenë lojtar i Liverpoolit dhe tani që kanë mbetur vetëm edhe nëntë ndeshje, shpresoj që gjithçka të shkojë sa më mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat