Shqipëria e shkarkoi, Roma ia beson projektin e madh

Futboll

Shqipëria e shkarkoi, Roma ia beson projektin e madh

Më: 10 prill 2019 Në ora: 15:20
Cristian Panucci

Vetëm nënshkrimi i kontratës mungon në mes Christian Panuccit dhe Romës

Pasi u shkarkua nga posti i përzgjedhësit të Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci tashmë ndodhet në Itali ku po pret oferta për ta vazhduar karrierën e tij si trajner.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se ish futbollisti i njohur e ka tërheq interesimin e disa klubeve nga Serie B – kategoria e dytë e futbollit italian. Mirëpo, së fundmi Panucci i ka nisur bisedimet me drejtuesit e Romës.

Klubi i madh nga Serie A po mendon seriozisht që t’ia besojë një projekt shumë të rëndësishëm ish futbollistit të vet.

Sipas mediave përtej Adriatikut, Roma po planifikon që Panuccit t’ia besojë postin e trajnerit të ekipit U-23, i cili do të regjistrohet në Serie C. Panucci do të punojë me të rinjtë në mënyrë që ta furnizojë skuadrën e parë të Romës me futbollistë të rinj të talentuar, transmeton Gazeta Express. Të njëjtën gjë e ka bërë Juventusi.

Thuhet se palët tashmë e kanë arritur një marrëveshje të cilën shumë shpejt do ta zyrtarizojnë me nënshkrimin e kontratës. Panucci do ta marrë me vete në Romë edhe Marco Casettin, të cilin e kishte bashkëpunëtor edhe në Shqipëri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat