Juventusi kërkon mbrojtësin e Benficas

Futboll

Juventusi kërkon mbrojtësin e Benficas

Më: 10 prill 2019 Në ora: 15:45
Alex Sandros

Alex Sandros mund të largohet nga Juventusi në verë dhe për këtë arsye bardhezinjtë janë duke kërkuar një zëvendësues për të, shkruan KosovaPress.

Kështu shkruajnë mediat spanjolle, sipas të cilave italianët kanë nisur bisedimet me PSG-në për transferimin e Alex Sandros në Paris, për shumë e 50 milionë eurove.

Më herët Alex Sandro ndiqej nga Manchester United, me Juventus që kishte refuzuar shitjen e tij, por duket se milionat e sheikëve të PSG kanë bindur drejtuesit e klubit bardhezi për të nisur negociatat.

Dëshira e madhe është Marcelo i Real Madridit, por duket se braziliani do të qëndrojë edhe më tutje në Bernebau.

Tani Juve ka kthyer vëmendjen tek mbrojtësi i Benficas, Alex Grimaldo, i cili po shkëlqen me skuadrën portugeze.

Kampionët e Italisë pritet të bëjnë një ofertë gjatë verës për ta bindur lojtarin që të transferohet në Torino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat