Telashe të reja për Milanin në lidhje me Fair Play Financiar

Futboll

Telashe të reja për Milanin në lidhje me Fair Play Financiar

Më: 10 prill 2019 Në ora: 15:54
Foto

UEFA nis një tjetër hetim për Milanin në lidhje lidhje me Fair Play Financiar.

Dhoma e hetimit të Organit të Kontrollit Financiar të Klubeve ka vendosur të nisë një hetim të ri për klubin kuqezi, pasi nuk ka arritur të respektojë kërkesën për barazimin e bilancit, që ishte 126 milionë euro minus pas kontrollit të detajuar financiar për vitet 2016, 2017 e 2018.

Lajmin e publikoi vetë UEFA në fazën e saj zyrtare, që nuk do të bëjë komente të tjera deri në marrjen e vendimit nga Dhoma e Arbitrazhit të Kontrollit Financiar të Klubeve.

Ky hetim nuk ka lidhje me vendimin e marrë nga Dhoma e Arbitrazhit në dhjetor të vitit 2018, që lidhej me kontrollet e kryera në vitet 2015, 2016 dhe 2017.

Vendimi i mëparshëm (12 milionë euro gjobë dhe limitimi në vetëm 21 futbollistë në listën e UEFA-s për dy sezone dhe përjashtim nga Kupat e Evropës për të dy sezone në rast se nuk barazohet bilanci) është aktualisht në shqyrtim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat