De Jong: Juventusi është më i fortë se Real Madridi

Futboll

De Jong: Juventusi është më i fortë se Real Madridi

Më: 10 prill 2019 Në ora: 16:33
Frenkie de Jongu

“Unë e vlerësoj Juventusin më shumë sesa Real Madridin. Mos më keqkuptoni, Real Madridi është klub i nivelit më të lartë, por këtë sezon ata kanë qenë në formë paksa më të dobët”, është shprehur De Jong, i cili ka arritur marrëveshje që në fund të sezonit të transferohet në Barcelonë.

 “Juventusi është njëri ndër favoritët për trofeun. Jam kurioz ta di se si do të përballemi me ta. Është një sfidë e mrekullueshme. Nëse e arrijmë nivelin tonë të zakonshëm, mund t’ia vështirësojmë punën Juventusit”.

“Shpresoj që Cristiano Ronaldo të jetë rikuperuar nga lëndimi i tij. Ai është lojtar i klasit botëror edhe pse mundësitë tona për të fituar janë më të mira pa të në fushë, por unë dua të luaj kundër më të mirëve dhe t’i mposht ata”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat