Barcelona fiton me autogol në ‘Old Trafford’! Ajaxi barazon me Juventusin

Futboll

Barcelona fiton me autogol në ‘Old Trafford’! Ajaxi barazon me Juventusin

Nga: Kemajl Goca Më: 10 prill 2019 Në ora: 21:09
Suarez

(E plotësuar) –   Barcelona triumfon në “Old Trafford” me rezultat 1:0 ndaj Manchester Utd dhe ia lehtëson punën vetes për takimin e kthimit të çerekfinales së Champions League. Barcelona me qetësi e pret takimin e kthimit në Camp Nou, pasi ka epërsinë në rezultat dhe përparësinë e fushës, kurse “Djajtë e Kuq”  tani e kanë presionin e madh, por gjithçka është e hapur ani se luajnë në udhëtim, ngase, nuk duhet harruar se edhe me PSG-në pësuan si vendas me 0:2 por në Paris triumfuan me 3:1 dhe arritën këtu ku janë edhe sot. Në minutën e 12-të, një veprim i shpejt i Barcelonës ku Luis Suarez goditi bukur me kokë dhe futbollisti Shaw duke tentuar ta evitoi rrezikun shënoi autogol për fitoren (0:1) e katalunasve. Lionel Messi me shokë morën rezultat fantastikë në fushë të Manchester Utd dhe po iu troket gjysmëfinalja. Në takimin tjetër që u zhvillua në stadiumin “Johan Cruijff Arena” në Amsterdan nuk pati fitues mes Ajaxit dhe Juventusit. Ajaxi tregoi lojë të mirë, nxori rezultat pozitiv dhe mjaft premtues për takimin e kthimit në Torino. Ajaxi u nda baras me rezultat 1:1 me Barcelonën.

Juve luftoi deri në pikën e fundit, por nuk doli me fitore nga Amsterdami, mbi të gjitha ky rezultat i shkon fortë përshtati sepse edhe me barazim 0:0 në Torino shkon më tej. Në minutën e 45-të, Cristiano Ronaldo, e kush tjetër! Ronaldo gjithnjë është ferr për ekipet. Ai është motori i skuadrës italiane dhe nëse Juve kualifikohet në gjysmëfinale,  pa dyshim se portugezi është më i merituari.

Cancelo harkoi kurse Ronaldo si tornado nga afërsia pothuajse fluturoi dhe me kokë goditi bukur duke e  fut topin në rrjetë, për 0:1. Në pjesën e dytë, ende pa kaluar disa sekonda përkatësisht në minutën e 46-të, David Neres merr një top dhe me shpejtësi futet në 16-sh, i cili nga rreth 14 metra shënoi gol të bukur në këndin e majtë të portës së Juves, duke barazuar rezultatin 1:1.

82’ Një pjesë e dytë që nuk sjellë gola në Old Trafford dhe Barcelona e ruan rezultatin.

77’ Ajaxi po shkon drejt një rezultatit të mirë, ndaj një Juventusit shumë të mirë që ka yje në radhët e saj si Ronaldo.

69' Barcelona po shkon drejt fitores ani se janë në epërsi minimale, por Ajaxi po tregohet i rrezikshëm për Juventusin.

63’ Ndeshje mjaft interesante, gjithçka e paqartë dhe ajo që po befason për të mirë është Ajaxi dhe që lehtë edhe mund të del triumfues!

56’ Nxehtë në Old Trafford e më nxehtë në Amsterdan, Barcelona avancon ndaj Manchester Utd dhe Ajaxi barazon me Juven.

Image

Pamje nga ndeshja Manchester Utd-Barcelona

46' S'ka qetësi për kampionin italian! Ajaxi barazon m rezultatin 1:1. Me të filluar pjesa e dytë David Neres shënon për 1:1 dhe rritë presionin te mysafirët. David Neres merr një top dhe me shpejtësi futet në 16-sh, i cili nga rreth 14 metra shënoi gol të bukur në këndin e majtë të portës së Juves.

Përfunduan pjesët e para.

45' Cristiano Ronaldo, e kush tjetër! Ronaldo po shndërrohet ferr për ekipet. Ai është motori i skuadrës italiane dhe nëse Juve kualifikohet në gjysmëfinale, pa dyshim se portugezi është më i merituari. Ronaldo shënon për epërsinë 0:1 te Juves. Cancelo harkoi, ndërsa Ronaldo si tornado me kokë goditi bukur dhe shënoi supergol për 0:1.

41’ Cristiano Ronaldo me Juve janë në vështirësi në përballje me Ajaxin, sepse vendasit po dëshmohen mjaft të papërshtatshëm.

5’ Manchester Utd kërkon golin e barazimit. Kurse Ju në Amsterdam synon fitore ndaj Ajaxit të trimëruar

29’ Manchester Utd në presion te rezultatit. Barcelona e qetë, në Amsterdam nuk ka gola.

Image

Pamje nga ndeshja Ajax-Juventus

12' Një veprim i shpejt i Barcelonës ku Luis Suarez goditi bukur dhe futbollisti Shaw duke tentuar ta evitoi rrezikun shënoi autogol për epërsinë e katalunasve. 

11’ Lojë me shumë kujdes, secila skuadër kërkon golin e epërsisë.

4' Nuk ka gola në asnjë ndeshje.

2’ Ndeshje me rivalitet pritet në të dyja takimet.

DY sfida drithëruese në çerekfinalen e Champions League,  Manchester Utd ndeshet me Barcelonën e Lionës Messit dhe Ajaxi si  befasia më e madhe sfidohet nga kampioni italian Juventusi. Dy sfida që çojnë në këmbë botën e futbollit dhe secila prej këtyre skuadrave kërkon fitore për të pasur me lehtë në takimin e kthimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat