Ten Hag: Kemi krijuar shumë, por Ronaldo...

Futboll

Ten Hag: Kemi krijuar shumë, por Ronaldo...

Më: 10 prill 2019 Në ora: 23:58
Erik ten Hag

Erik ten Hag, trajneri i Ajax-it, ka komentuar barazimin 1-1 të marrë në shtëpi në çerekfinalen e Champions League kundër Juventus-it.

"Kemi luajtur shumë mirë, duke krijuar raste me Ziyech, Van de Beek. Është për të ardhur keq që kemi pësuar gol në fundin e pjesës së parë nga Ronaldo, i cili është lënë vetëm në mes të zonës së rreptësisë", ka thënë Ten Hag. 

"Në pjesën e dytë kemi patur guximin për të fituar. Neres ka shfrytëzuar mundësinë që ka patur dhe më pas kemi krijuar disa raste të tjerë. Edhe Douglas Costa ka krijuar një rast, por ndihemi optimistë për javën e ardhshme. Kemi besim". 

"Do të na duhet një rezultat i mirë në ndeshjen e kthimit për të siguruar gjysmëfinalet, por kemi 100% besim te kualifikimi", ka përfunduar trajneri i Ajax-it. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat