Ancelotti: Nuk është ndeshja vendimtare

Futboll

Ancelotti: Nuk është ndeshja vendimtare

Më: 11 prill 2019 Në ora: 11:18
Ancelotti: Nuk është ndeshja vendimtare

Napoli ka udhëtuar në Londër, ku sot (21.00) do të përballet me Arsenalin në sfidën e parë çerekfinale të Europa Leagues. Trajneri Carlo Ancelotti ka dalë sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku ka kërkuar që skuadra e tij të tregojë një provë maturie dhe të mbrohet mirë.

“Duhet të jemi të qartë për atë që duhet të bëjmë në fushën e lojës, të mbrojmë mirë dhe të gjejmë kohën e duhur për të sulmuar. Nuk them se do rrimë vetëm në mbrojtje, por nëse mbrohesh mirë, sulmon akoma më mirë. Nuk është ndeshja vendimtare, pasi do të luajmë edhe atë të kthimit në Napoli, por sot do të kuptojmë shumë gjëra”, tha Ancelotti.

Napoli nuk ka bërë aspak mirë në dy sfidat e fundit të kampionatit, pasi ka humbur në transfertën ndaj Empolit dhe nuk ka mposhtur dot Genoan, që luajti për më shumë se 60 minuta me një lojtar më pak, por kjo nuk e shqetëson Ancelottin.

“Sfida me Romën, ku ishim perfektë, ka qenë vetëm 9 ditë më parë, ndaj nuk mund të flasim për moment të keq. Është e vërtetë që në ato dy ndeshje nuk kemi bërë mirë, por nuk më shqetësojnë vetëm 4 ditë. Jemi gati të bëjmë ndeshjen tonë dhe besoj plotësisht te ajo që skuadra do japë nesër në fushë”, tha trajneri i Napolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat