“Një histori e re”, talenti zyrtarizon kalimin te Juventus

Futboll

“Një histori e re”, talenti zyrtarizon kalimin te Juventus

Më: 11 prill 2019 Në ora: 13:50
Juventus

Juventus ka bërë një goditje në merkato për të ardhmen pasi ka siguruar 19-vjeçarin Wesley nga Flamengo. Ka qenë vetë lojtari që ka dhënë lajmin me në Instagram, ku ka postuar një fotografi të vetën nga Torino me mesazhin "gati për një histori të re". 

Regjisori i operacionit ka qenë Mino Raiola, i cili ka ndihmuar bardhezinjtë që ta marrin futbollistin me kosto zero. Wesley, mbrojtës i djathtë, është rritur te Flamengo dhe dy sezone më parë është shpallur kampion i Amerikës së Jugut me Barzilin U17. 

Në atdhe e quajnë "Gazolina" për shkak të shpejtësisë së tij, por mund të përmirësohet akoma shumë në të ardhmen. Kështu, Juventus ka arritur të mposhtë konkurrencën e skuadrave të ndryshme nga Holanda dhe Spanja, që kishin kontaktuar stafin e lojtarit. 

Diferencën e kanë bërë marrëdhëniet e mira të Mino Raiola-s me personat që kujdesen për interesat e lojtarit, të cilët kishin mosmarrëveshje me klubin brazilian. 

Në 2017-ën, në fakt, Flamengo ka provuar t'ia rinovojë kontratën Wesley-t, por negociatat nuk kanë shkuar mirë, me lojtarin që ka përfunduar jashtë ekipit në majin e 2018-ës. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat