Goli i Celinës është zgjedhur si më i miri i muajit mars

Futboll

Goli i Celinës është zgjedhur si më i miri i muajit mars

Më: 11 prill 2019 Në ora: 13:59
Goli i Celinës është zgjedhur si më i miri i muajit mars

Bersant Celina është ‘shpërblyer’ nga klubi i tij Swansea për golin që i shënoi ish-klubit, Manchester Cityt. Ylli i kombëtares së Kosovës shkëlqeu në humbjen të cilën skuadra e tij e pësoi në rundin çerekfinal të FA Cup, shkruan Insporti. Celina kishte shënuar për 2:0, por Swansea u mund me përmbysje 2:3 nga ekipi i Guardiolas.Sidoqoftë, goli i Celinës nuk ka kaluar pa u vlerësuar.Goli i tij është zgjedhur si më i miri i muajit mars, me 95% të votave, ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit.Kujtojmë se 22-vjeçari e ka shënuar edhe golin më të mirë të muajit janar me klubin uellsian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat