Gjilani, gati për Llapin

Futboll

Gjilani, gati për Llapin

Më: 11 prill 2019 Në ora: 14:08
Gjilani, gati për Llapin

Gjilani mesditën e sotme kanë vijuar me seancën e rregullt stërvitore, ku po përgatiten për duelin e së shtunës kundër Llapit, me sfidën e vlefshme për javën e 27-të në Superligë.
Stërvitja e sotme e drejtuar nga Mezani dhe ndihmësi i tij Hyseni, u mbajt te fusha ndihmëse dhe zgjati për rreth 2 orë. Kryetrajneri i Gjilanit në stërvitje me disa ushtrime të ndryshme, fillimisht ai stërvitjen për futbollistët e tij e filloi me një vrapim të lehtë pastaj vijoi me pasime te shkurta e ku vazhdoi me koordinim dhe në fund ai testoi futbollistët e tij me lojë.
Në seancën e sotme prezent ishte edhe Haxhibuliq, i cili është rikthyer në aksion, ku sot ka stërvitur i veçuar nga grupi tjetër i futbollistëve së bashku me Vilfor Hysën dhe brenda javës tjetër të dy futbollistë do të bashkangjiten me pjesën tjetër të skuadrës.
Gjilani stërvitjet do ti vijoj edhe në mesditën e nesërme në lokacionin e njëjtë, bëhet e ditur nga klubi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat