Rrëfehet Keidi Bare: Ja për çfarë pendohem, në Shqipëri hanë të gjithë…

Futboll

Rrëfehet Keidi Bare: Ja për çfarë pendohem, në Shqipëri hanë të gjithë…

Më: 11 prill 2019 Në ora: 15:00
Keidi Bare

Keidi Bare është një nga ata lojtarë, të cilët premtojnë shumë me talentin e tyre për kombëtaren shqiptare. I talentuar dhe me fatin e madh të rritet profesionalisht në Spanjë, Bare ka të gjithë potencialin të mahnisë në të ardhmen. Në një intervsitë për “Radio Marca” në Spanjë, Bare ka folur për jetën e tij dhe karrierën e tij në Spanjë.

Fëmijëria dhe futbolli? “Unë kam  lindur në një situatë lufte dhe gjërat ishin shumë të vështira në 1997-ën. Prindërit e mi kanë vuajtur më shumë, pasi kanë kaluar një kohë shumë të keqe. Që kur isha fëmijë kam pasur të dhëna për t’u marrë me futboll. Kam qenë shumë i mirë në shkollë, por spikasja më terpër në futboll. Prindërit kanë bërë më të mirën për mua dhe në moshën 11-vjeçare më çuan në Greqi”.

Karriera? “Pas 5 vitesh në Greqi, u ktheva në qytetin tim dhe luajta me Apoloninë. Për pesë muaj u ftova për provë tek Atletiko Madrid. U trajnova për katër ditë aty dhe shkuam në një turne në Gjeorgji. U bëra pjesë e Atletiko Madridit, ku qëndrova për pesë vite. Në fund të sezonit të kaluar vendosa t’i bashkohem Malaga-s”.

Pezullimi? “Kur isha me të rinjtë kam bërë një gabim shumë të madh, për të cilin pendohem çdo ditë e më shumë, duke ofenduar arbitrin, më kushtoi një dënim shembullor me 9 ndeshje pezullim. Bëra diçka të keqe për veten dhe për ekipin, por vendosa të shkoja te Malaga”.

Malaga? “Unë nuk jam nga ata lojtarë, që mjaftohen me stërvitje dhe qëndrim në stol. Ika nga Atletiko për të bërë diçka më të madhe dhe kur më kërkoi Malaga nuk u mendova shumë.Ndeshja e parë nuk shkoi siç doja unë. Në Zaragoza isha nervoz dhe i lumtur, kur më thanë se do të luaja nga fillimi, pasi kisha debutuar pak minuta, në fund të sfidës së mëparshme me Sporting. Mbaj mend se kemi fituar 2-0.
Alfred N’Diae është një pasqyrë për mua, është një lojtar dhe njeri i mirë, më ndihmon shumë brenda dhe jashtë fushës”.

Jeta në Spanjë? “Ky vend është një parajsë, qoftë për plazhin, apo për ushqimet e detit. Kjo është gjëja që më pëlqen më së shumti. Në Shqipëri ezkiston vetëm  një gjellë, që të gjithë e pëlqejnë, ajo me fasule. Të gjithë shqiptarët e hanë, vetëm unë jo (duke qeshur)”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat