Prapaskena e bujshme, Milani është denoncuar në UEFA nga klubi rival

Futboll

Prapaskena e bujshme, Milani është denoncuar në UEFA nga klubi rival

Më: 11 prill 2019 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Milani mori një lajm aspak të mirë nga Zvicra ditën e djeshme. UEFA do të nisë një hetim tjetër për shkeljet e mundshme financiare gjatë viteve 2015-2018. Milani rrezikon të dënohet në bazë të “Fair Play-t”.

Megjithahtë, drejtuesit aktualë duken të qetë, pasi e prisnin këtë lëvizje. “Il Giornale” në Itali ka raportuar një lajm të bujshëm ditën e sotme. Sipas tyre, kuqezinjtë janë denoncuar nga Roma në UEFA. Presidenti i kryeqytetasve, Xhejms Palota, i ka dërguar letër proteste 2 herë UEFA-s për të denoncuar trajtimin jo të barabartë të klubeve.

Sipas presidentit të Romës, Milani nuk duhet të lejohej të shpenzonte 70 milionë euro në janar, ku kuqezinjtë bënë 2 blerje të goditura si Paketa dhe Piontek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat