Ozil nuk është shëruar, luan pesë orë në ditë

Futboll

Ozil nuk është shëruar, luan pesë orë në ditë

Më: 11 prill 2019 Në ora: 17:13
Mesut Ozil

Në shtëpinë e Arsenal-it, që mbrëmjen e sotme pret Napoli-n për çerekfinalet e Europa League, ka shpërthyer përsëri një çështje Mesut Ozil. 

Fantazisti gjerman vazhdon të ketë probleme serioze në kurriz, që nuk janë shkaktuar nga dëmtime në fushën e lojës, por nga një pasion i veçantë i lojtarit.  

Ai për video-lojërat dhe për Fortnite. Ozil është gjobitur dhe nuk është aktivizuar në të kaluarën me ekipin, sepse kalonte orë të tëra gjatë ditës para kompjuterit, duke i krijuar vetes shumë probleme fizike. 

Sipas shtypit anglez, gjermani është kthyer të luajë rreth pesë orë në ditë. Në Gjermani, e përditshmja "Bild" ka folur me një mjek specialist, i cili ka konfirmuar se kjo varësi mund të ketë ngadalësuar rikuperimin fizik të lojtarit dhe mund ta ketë përkeqësuar gjendjen e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat