Jovic nuk dëshiron të shkojë te Barcelona: “Nuk është i interesuar, nuk e di nëse mund të luajë atje”

Futboll

Jovic nuk dëshiron të shkojë te Barcelona: “Nuk është i interesuar, nuk e di nëse mund të luajë atje”

Më: 11 prill 2019 Në ora: 18:11
Luka Jovic

Luka Jovic ka marrë ofertë nga Barcelona, por dëshiron të qëndrojë edhe një vit tjetër në Bundesliga, thotë babai i futbollistit.

Milan Jovic, babai i talentit 21-vjeçar, Luka Jovic, ka thënë se djali i tij nuk është i interesuar për t’u transferuar te Barcelona në Spanjë.

Sulmuesi 21-vjeçar, që po shkëlqen këtë sezon me Eintracht Frankfurtin, ka zgjuar edhe interesimin e Juventusit e Real Madridit, por duket se dëshiron të qëndrojë në Bundesliga edhe sezonin e ardhshëm.

“Luka ka marrë oferta, duke përfshirë edhe një nga Barcelona, por nuk është i interesuar. Nuk e di nëse mund të luajë atje, ka dëshirë të shkojë në Champions League me Eintrachtin dhe të qëndrojë. Më mirë një vit tjetër në Bundesliga, nuk besoj se do të pranonte tani”, ka thënë Milan Jovic. 

Jovic ka shkëlqyer këtë edicion me Frankfurtin, ai ka shënuar 24 gola dhe ka dhuruar edhe 7 asiste dhe pritet të shkëlqejë edhe sonte kundër Benficas në çerekfinalet e Europa League. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat