Allegri: Nuk kemi arritur ti godasim! Çfarë thonë te Ajaxi për Ronaldon?

Futboll

Allegri: Nuk kemi arritur ti godasim! Çfarë thonë te Ajaxi për Ronaldon?

Më: 11 prill 2019 Në ora: 18:15
Allegri: Nuk kemi arritur t

Kampioni i Italisë, Juventusi, ka mendjen te takimi i kthimit në Torino kundër Ajax-it dhe me bindje të fortë se do të sigurojnë biletën për në gjysmëfinalen e Champions League. Barazimi me rezultat 1:1 në Amsterdam në duel me Ajax-in Juves nuk i lë vend për qetësi, por i duhet një mobilizim i përgjithshëm, për shkak se ende e kanë të freskët kur skuadra holandeze në të tetën e finales e kishte përmbysur Realin me rezultat 4:1 në Santiago Bernabeu.  Prandaj, kjo skuadrën italiane e bën shumë më të vëmendshme para sfidës së kthimit, ngase Ajaxi mund të jetë shumë i rrezikshëm. Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka folur për "Sky Sport" për barazimin po ashtu dhe për futbollistin Ruganin që luajti në vend të Chiellinit.

"E dija se do të luante mirë, sepse ai është një nga mbrojtësit më të mirë në Itali. Është i jashtëzakonshëm, duhet të përmirësohet vetëm në ndërtimin ne aksioneve", ka thënë Allegri. Për kundërshtarin tha se ka luajtur mjaft mirë: “Ajax është në çerekfinale, luan shumë mirë dhe sulmon me shumë lojtarë. Kanë bërë një presing të vazhdueshëm dhe kanë krijuar shumë hapësira, por ne nuk kemi arritur t'i godasim në kundërsulm siç duhet të kishim bërë”.  Allegri tha se golin që mësuan menjëherë në pjesën e dytë ka qenë motivues për vendasit.

“Nuk kemi qenë të shpërqendruar te goli i pësuar, por e pësuam menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë dhe kjo i ka dhënë zemër Ajaxit, ndërsa ne ishim pak të tronditur”, ka thënë Allegri. Trajneri i “Zonjës së Vjetër” ka fjalë të mëdha për Cristiano Ronaldon që shënoi me kokë gol spektakolar në fund të pjesës së parë. “Edhe këtë herë ka treguar se është në një nivel tjetër, lëvizjet e tij janë të ndryshme nga çdo lojtar tjetër”, thotë Allegri. Futbollisti Matthijs de Ligt e ka përshkruar si ‘grabitqar’ Cristiano Ronaldon. “Ishte një atmosferë e bukur nga fillimi dhe ne kishim disa raste, por pësuam pa u mbyllu pjesa e parë. Ronaldo ka kualitete të mëdha, duke mos e harruar talentin e tij, ai është një ‘grabitqar’ në zonë. Ai shesh mundësinë dhe futet aty, dhe shumë shpejtë. Ai vrapo shpejtë në mes të dy lojtarëve në zonë”, tha De Ligt. “E dinim që nuk mund t’i linim Juventusit hapësira dhe ishim të përgatitur për këtë.

Pasuam shumë dhe u munduam që t’i mbyllnim hapësirat në mbrojtje. Mendoj që ia dolëm mirë. Kemi ekip me potencial”, ka thënë Matthijs de Ligt. “Punuam shumë për njëri tjetrin. Ne treguam se Ajax e ka merituar këtë vend në Champions League. E dimë që Juventusi janë të fortë në shtëpi, do të jetë një ndeshje e dytë shumë e fortë”, ka thënë De Ligt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat