Robben: Është një situatë shqetësuese

Futboll

Robben: Është një situatë shqetësuese

Më: 11 prill 2019 Në ora: 19:01
Robben: Është një situatë shqetësuese

“Nuk e di nëse do të kthehem në fushë brenda këtij sezoni”, kështu u shpreh futbollisti i Bayernit Arjen Robben, pasi u pyet rreth gjendjes së tij fizike. Për holandezin ka qenë një sezon për t’u harruar, pasi është kushtëzuar në një seri dëmtimesh. Në fund të marsit rikthimi në fushë si protagonist u duk pranë, por u detyrua të qëndronte sërish në bokse. “Është një situatë shqetësuese kur nuk e di se cili është saktësisht problemi”, - shpjegoi 35-vjeçari, i cili në të kaluarën ka luajtur me të tjera skuadra të mëdha, si Chelsea apo Reali i Madridit. Në qershor i përfundon kontrata me Bayernin, por sulmuesi i krahut nuk e ka ende të qartë të ardhmen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat