Pogba: Do të kemi një tjetër përballje 

Futboll

Pogba: Do të kemi një tjetër përballje 

Më: 11 prill 2019 Në ora: 19:02
Pogba: Do të kemi një tjetër përballje 

Futbollisti Paul Pogba është i mërzitur për humbjen e skuadrës së Manchester Utd me rezultat 1:0 në “Old Trafford” nga Barcelona, por refuzoi t’iu përgjigjet pyetjeve që e lidhin me një transferim të mundshëm te Real Madridi. “Unë nuk do të përgjigjem për këtë”, - tha shkurt dhe prerë kampioni i botës me Francën, teksa u ngacmua nëse dëshironte të luante kundër Barcelonës edhe në “El Claciso”.

“Është gjithmonë mirë të luash kundër Barcelonës në Champions League. Javën e ardhshme do të kemi një tjetër përballje", tha Pogba. Kur klubi i bardhë iu përmend qartë atij, Pogba refuzoi të vijonte më tej. Së paku, para mediave spanjolle, në zonën e përzier të stadiumit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat