Man Utd me ofertë rekorde për mbrojtësin e Napolit

Futboll

Man Utd me ofertë rekorde për mbrojtësin e Napolit

Më: 11 prill 2019 Në ora: 19:18
Kalidou Koulibaly

Skuadra nga Premierliga, Manchester United, duket se është e gatshme që të vendos një rekord të ri në sferën e transferimeve, për të siguruar shërbimet e qendër mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly.

Ylli i Senegalit është lojtari që prinë në listën e dëshirave të Ole Gunnar Solskjaer dhe kërkohet nga Manchester United qysh nga vera e kaluar.

Raportimet e fundit nga ‘The Sun’ bëjnë të ditur se skuadra angleze ka nisur një ofertë rekorde prej 90 milionë funteve për Koulibaly.

Solskjaer dhe bordi drejtues i United janë të gatshëm të thyejnë rekordin e vendosur nga Liverpool për Virgil Van Dijk (75 milionë funte), vetëm që ta kenë senegalezin në skuadër.

Manchester United nuk do ta ketë aspak të lehtë të sigurojë shërbimet e lojtarit, pasi ky i fundit ka nënshkruar kontratën e re me Napolin gjatë vitit të kaluar, kontratë kjo e cila e mban në Serie A deri në vitin 2023.

Në kontratën e nënshkruar, klauzola liruese për Kalidou Koulibaly është 129 milionë funte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat