Skuadra e Juventus po mendon që ta blindojë talentin premtues të skuadrës, Moise Kean.
19 vjeçari ka regjistruar paraqitje fenomenale në ndeshjet e fundit me Juventus, duke qenë vendimtar në disa raste.
Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, Juventus po përgatit ofertën për kontratën e re për Moise Kean, kontratë kjo që do të rriste vlerën e lojtarit.
Kontrata aktuale e Kean skadon në vitin 2020, dhe ‘zonja e vjetër’ ka frikë se mund ta humb lojtarin nëse kontrata aktuale skadon.
Juventus po mendon që t’i vendos lojtarit një klauzolë prej 50 milionë eurove.
Kujtojmë se më herët skuadra e Juventus kishte refuzuar një ofertë prej 12 milionë eurove të ardhur nga Feynord.