Ish ylli i Man Utd i del në mbrojtje Pogbas: ‘Ai nuk e ka Messin përkrah’

Futboll

Ish ylli i Man Utd i del në mbrojtje Pogbas: ‘Ai nuk e ka Messin përkrah’

Më: 11 prill 2019 Në ora: 22:31
Lojtari i Manchester United, Paul Pogba

Lojtari i Manchester United, Paul Pogba, pati një prej paraqitjeve të tij më të dobëta këtë edicion në ndeshjen e mbrëmshme kundër Barcelonës.

Të gjithë prisnin se në repartin e mesfushës francezi do të shkëlqente dhe do të fitonte duelet, por një gjë të tillë e bëri i riu McTominay.

Edhe përkundër paraqitjes së francezit, ishte Mark Bosnich ai që i doli në mbrojtje atij, duke e cilësuar si një lojtar të kalibrit botëror, por që ai nuk luan krahas Rakitic apo Messit.

“Pa dashur të tregoj mungesë respekti, disa nga lojtarët që rrethojnë Pogban nuk janë të kualitetit të Messi, Suarez apo Rakitic” ka thënë Bosnich.

“Kur përballësh me disa nga top skuadrat evropiane, ti duhet të kesh përreth lojtarë që të ndihmojnë të dukesh mirë” ka thënë tutje ish portieri i United.

“Pogba është lojtar i kalibrit botëror, nuk ka dyshim. Unë e kuptoj frustrimin e njerëzve të cilët duan që ai të dominojë dhe të jetë më i miri në fushë” ka shtuar ndër të tjerash Bosnich.

Skuadra e Paul Pogba pësoi humbje me rezultatin minimal 0:1 përballë skuadrës së Barcelonës, në ndeshjen e parë që ishte e vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat