Arsenal triumfon ndaj Napolit – Benfica bindëse kundër Frankfurt

Futboll

Arsenal triumfon ndaj Napolit – Benfica bindëse kundër Frankfurt

Më: 11 prill 2019 Në ora: 23:05
Arsenal

Arsenal dhe Benfica kanë shënuar fitore në takimet e para çerekfinale në kuadër të Ligës së Evropës.

Arsenal ka mposhtur me rezultatin 2:0 skuadrën e Napolit, para tifozëve të vet në ‘Emirates Stadium’.

Golat për skuadrën e Arsenal u shënuan nga Aaron Ramsey në minutën e 15’ dhe Lucas Torreira në minutën e 25’.

Në anën tjetër, skuadra e Benficas ka shënuar fitore bindëse kundër Eintracht Frankfurt, me rezultatin 4:2.

Gjermanët u hendikepuan në këtë takim në minutën e 20’ kur Evan N’Dicka u ndëshkua me kartonin e kuq.

Joao Felix zhbllokoi takimin kur në minutën e 21’ realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, për t’i dhënë epërsinë Benficas.

Luka Jovic barazoi shifrat në minutën e 40’, por ishte përsëri Felix që realizoi për ta dërguar skuadrën e tij në pushimin 15 minutësh me epërsinë e një goli.

Në pjesën e dytë nga një herë shënuan Ruben Dias dhe Felix për të kompletuar het trikun, kurse për Frankfurt shënoi Goncalo Paciencia.

Kështu, para ndeshjeve kthyese, Arsenal dhe Benfica kanë fituar një avantazh të lehtë krahas kundërshtarëve, duke shfrytëzuar mirë avantazhin e tifozërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat