Liverpool dhe ‘Nike’ janë afër të arrijnë marrëveshje rekorde për fanellat

Futboll

Liverpool dhe ‘Nike’ janë afër të arrijnë marrëveshje rekorde për fanellat

Më: 11 prill 2019 Në ora: 23:44
Skuadra nga ‘Anfield’ është në bisedime me gjigantin botëror, ‘Nike’

Kontrata e Liverpool me brendin ‘New Balance’ për fanellat  është afër fundit.

‘New Balance’ kishte prodhuar fanellat e Liverpool që nga sezoni 2015/16 dhe partneriteti i tyre deri më tani kishte qenë i suksesshëm.

Por, së fundmi raportohet se skuadra nga ‘Anfield’ është në bisedime me gjigantin botëror, ‘Nike’.

“ESPN” raporton se ‘The Reds’ janë në bisedime të avancuara me ‘Nike’ për një kontratë afatgjate.

Nëse marrëveshja do të arrihet, do ta tejkalojë atë të Manchester United prej 750 milionë funteve me ‘Adidas’ për të vendosur kështu rekord botëror.

Besohet se brendi ‘Nike’ janë favoritët për të nënshkruar me Liverpool, pasi skuadra dëshiron të ketë fitime të mëdha sikur Man United.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat