Casemiro: Te Real duhet të luajnë më mirët, ata të dy do të ishin të mirëpritur

Futboll

Casemiro: Te Real duhet të luajnë më mirët, ata të dy do të ishin të mirëpritur

Më: 12 prill 2019 Në ora: 07:13
Casemiro

Paul Pogba duket se është gjithmonë e më shumë afër Real Madrid-it. Mesfushori francez mësohet t'i ketë thënë Manchester United se ka ndërmend të ndryshojë ambient në fund të sezonit. 

Për të interesohet Real Madrid, që shpreson ta ketë në ekip verën e ardhshme. Një transferim që do të ishte i mirëpritur edhe nga braziliani Casemiro, i cili është gati të mirëpresë jo vetëm Pogba, por edhe Hazard. 

"Në Madrid duhet të vijnë lojtarët më të mirë të botës dhe Pogba me Hazard janë mes tyre. A mund të luajmë bashkë unë dhe Pogba? Ai mund të luajë me këdo, sepse është një futbollist i madh. Nëse vjen, do të jetë i mirëpritur", ka thënë Casemiro për "Marca".  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat