The Horror Hysaj Show, rekord negativ për mbrojtësin kuqezi

Futboll

The Horror Hysaj Show, rekord negativ për mbrojtësin kuqezi

Më: 12 prill 2019 Në ora: 10:28
Elseid Hysaj

Napoli u mund 2-0 të enjten nga Arsenali, në vajtjen e çerekfinaleve në Europa League, por është një rezultat pozitiv, po të merret parasysh ecuria e ndeshjes dhe paraqitja e dobët e skuadrës së drejtuar nga Carlo Ancelotti.

Pas ndeshjes së luajtur në Londër mediat në Itali kanë "masakruar" gjithë formacionin që hodhi në fushë Ancelotti, me përjashtim të portierit Meret, i vetmi që mbajti në sipërfaqe anijen napolitane me disa pritje të shkëlqyera.

Në mënyrë të veçantë në shënjestër është reparti i mbrojtjes dhe askush nuk ka shpëtuar nga kritikat, duke nisur nga Elseid Hysaj.

Mbrojtësi kuqezi ishte një ndër më të dobëtit në fushë dhe nota për të ka qenë 4 deri në 5, një rekord negativ për shqiptarin. Një rast i djegur për të treguar sa vlen, sepse Chelsea e Man Utd, nëse janë interesuar realisht për të, me siguri janë trembur nga kjo paraqitje, ashtu si ajo e qendërmbrojtësit Koulibaly, që në teori kërkohet nga gjithë Europa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat