Ademi ka biseduar për zhvillimin e futbollit në përgjithësi

Futboll

Ademi ka biseduar për zhvillimin e futbollit në përgjithësi

Më: 12 prill 2019 Në ora: 10:54
Ademi ka biseduar për zhvillimin e futbollit në përgjithësi

Presidenti Agim Ademi, nënkryetari Bakir Burri dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, kanë qëndruar për vizitë në Lidhjen Rajonale të Futbollit në Pejë. Arsyeja e vizitës ishte përurimi i zyrës së re për LRFP-në, e ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Kuvendit Komunal si dhe përfaqësues të klubeve. Me këtë rast presidenti Agim Ademi e ka falënderuar Komunën e Pejës, përkatësisht drejtorin për Kulturë, Rini e Sport, Engelbert Zefaj, që është përkujdesur t’ia japë në shërbim një zyre të re LRFP-së, e cila u jep mundësi dhe ofron kushte më të mira për punë zyrtarëve të kësaj Lidhje Rajonale. Gjatë këtij takimi është biseduar edhe për zhvillimin e futbollit në përgjithësi dhe veçmas në rajonin e Pejës, si dhe për mundësitë e përmirësimit të infrastrukturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat