Reprezentuesi i Kosovës në Fenerbahce

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës në Fenerbahce

Më: 12 prill 2019 Në ora: 10:58
Reprezetuesi i Kosovës në Fenerbahce

Nuk ka më dilema, një shqiptar do të jetë pjesë e një prej klubeve më të mëdha të Turqisë, Fenerbahçes. Ekipi turk ka arritur akordin parimisht me sulmuesin Vedat Muriqi. Mediet turke e bëjnë të kryer një lajm të tillë dhe pas mbarimit të sezonit aktual lojtari i Rizesporit do të mbajë veshur fanellën e Fenerbahçes. 

Lajmi është bërë i ditur nga gazetar "Hurriyet", e cila e cilëson si gjithçka të kryer. Gjiganti i sulmit ka bërë mjaft mirë këtë sezon duke shënuar 12 gola dhe duke dhënë 7 asist. Të mjaftueshme për të bindur klubin e Fenerbahçes për ta afruar. Muriqi është i 3 në listën e golashënuesve të kampionatit turk, pasi ka po aq gola sa Yilmaz dhe Rodallega. Përpara tij janë vetëm Cisse dhe Diagne. 

24-vjeçari është shembull suksesi, pasi e ka nisur karrierën me Lirinë e Prizrenit dhe më pas kaloi te Teuta. Durrsakët e huazuan te Besa e më pas nga viti 2014 kaloi te skuadra e Giresunspor-it, për të kaluar te Genclerbirligu, ndërsa vitin e kaluar u transferua te Rizespor. Sezoni i ardhshëm duket se do t'i japë një tjetër spunto sulmuesit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat