Turne memorial për Laurant Kadriun

Futboll

Turne memorial për Laurant Kadriun

Nga: K. G. Më: 12 prill 2019 Në ora: 12:14
Turne memorial për futbollistin që ndërroi jetë para pak muajve

Burim Krasniqi, veprimtar sportiv, tha se kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për organizimin e turneut të parë për nder të Laurant Kadriut, që ndërroi jetë para pak muajve.
“Pikërisht në 6-mujorin e vdekjes së ish- futbollistit (kapitenit) të grupmoshave të reja në KF Hajvalia, Laurant S. Kadriu, Shkolla e Futbollit Shkëndija organizon turne memorial në futboll të vogël kushtuar Laurantit. Turneu mbahet më 14.04.2019 (e diel) në oborrin e Shkollës Fillore Shkëndija në Hajvali dhe fillon ne ora 10:00. Pritet të marrin pjesë shumë ekipe dhe të jetë madhështore”, tha Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat