Tottenhami konfirmon lëndimin e rëndë të Kane

Futboll

Tottenhami konfirmon lëndimin e rëndë të Kane

Më: 12 prill 2019 Në ora: 12:51
Foto

Harry kane pësoi një lëndim të kaviljes pas një ndërhyrjeje të ashpër nga Fabian Delph në sfidën e së martës mes Tottenhamit dhe Manchester Cityt, duke u detyruar të lërë fushën e lojës para kohe.

Klubi i Tottenhamit ka njoftuar se kanë dalë edhe rezultatet e analizave të detajuara, që konfirmojnë një lëndim të ligamenteve anësore të kaviljes së majtë.

Megjithatë, Spurs nuk kanë preferuar të japin afat për rikuperimin e kapitenit, ndërsa mediat në Angli thonë se sezoni për sulmuesin mund të quhet i mbyllur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat