Duka: Javën tjetër emërohet trajneri i ri i Shqipërisë

Futboll

Duka: Javën tjetër emërohet trajneri i ri i Shqipërisë

Më: 12 prill 2019 Në ora: 13:24
Armando Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka bërë të ditur se javën tjetër do të emërohet jo vetëm trajneri i ri i ekipit kombëtar të Shqipërisë, por edhe i gjithë stafi teknik.

Armand Duka u përgjigj në pyetjet e gazetarëve për pozitën e trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë, gjatë një vizitë të tij në Shkodër, ku u inaugurua një fushë e re e futbollit, shkruan Gazeta Express.

“E vërtetë, kam thënë se në prill do të emërohet. Sot jemi më 12 prill, muaji nuk ka mbaruar. Besoj se javën tjetër do të kemi caktuar jo vetëm trajnerin, por krejt stafin teknik kuqezi, për të përgatitur ndeshjet e radhës”, është shprehur Duka.

Edy Reja pritet të emërohet përzgjedhës i Kombëtares së Shqipërisë në vend të Christian Panuccit. Trajneri italian pritet ta nënshkruajë një kontratë me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) për t’i udhëhequr kuqezinjtë deri në fund të kualifikimeve për “Euro 2020”.

Presidenti Duka, së fundmi ishte në Itali, ku e ka takuar sërish ish trajnerin Lazios, Atalantës, Napolit dhe disa klubeve tjera të njohura.

Më 23 mars, disa orë pas humbjes në “Loro Boriçi” nga Turqia, në ndeshjen e parë eliminatore për “Euro 2020”, Federata Shqiptare e Futbollit bëri të ditur se Christian Panucci është shkarkuar nga pozita e trajnerit. 

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat