Trajneri i Vardarit:Jemi të motivuar ta fitojmë Shkëndijën

Futboll

Trajneri i Vardarit:Jemi të motivuar ta fitojmë Shkëndijën

Më: 12 prill 2019 Në ora: 13:53
Trajneri i Vardarit:Jemi të motivuar ta fitojmë Shkëndijën

Vardari e pret Shkëndijën në derbin e javës së 28-të në Ligën e parë të Maqedonisë, që do të luhet të dielën në “Boris Trajkovski” në Maxhari. Trajneri i kuqezinjve nga Shkupi, Aleksandar Vasoski deklaroi se janë të motivuar të japin gjithçka për ta fituar liderin dhe kampionin aktual.

“Është derbi i fundit për këtë sezon, ne dëshirojmë ta shënojmë fitoren e parë dhe mendojmë në atë drejtim. Jemi të motivuar të japim gjithcka nga vetja që të fitojmë në këtë ndeshje. Pres që lojtarët e mi të japin maksimumin dhe shpresoj që kjo do të mjaftojë për fitore”, tha Aleksandar Vasoski, trajner i Vardarit.

Ai i fton dashamirët e futbollit të vijnë në numër të madh dhe t’i japin përkrahje klubit tyre. “Bëhet fjalë për duel i dy skuadrave më të mira për momentin, dhe kjo le të jetë një motiv shtesë që publiku të vijë në numër të madh të dielën”, deklaroi Vasoski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat