'Dorëzohet' FSHF

Futboll

'Dorëzohet' FSHF

Më: 12 prill 2019 Në ora: 14:08
Armand Duka

Stadiumi “Loro Boriçi” nuk do të administrohet më nga FSHF, por nga bashkia e Shkodrës, që është edhe pronare e impiantit që u rikonstruktua vetëm dy vite më parë.

Në muajt e fundit ka pasur jo pak polemika për çështjen e administrimit të stadiumit, por sot ka mbyllur çdo dilemë vetë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili në vizitën e bërë në Shkodër, duke folur për mediat, ka sqaruar edhe se si do të procedohet me stadiumin.
Sot Duka ka pasur një takim edhe me kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi. “Jemi në procesin e dorëzimit të stadiumit te bashkia e Shkodrës për ta menaxhuar ajo ‘Loro Boricin’. Punë ditësh përfundon gjithçka”, – deklaroi Duka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat