Duket sikur e keni humbur diplomacinë? Përgjigjet Eriksson

Futboll

Duket sikur e keni humbur diplomacinë? Përgjigjet Eriksson

Më: 12 prill 2019 Në ora: 14:14
Sven Goran Goran

Sven Goran Eriksson, trajneri i njohur suedez, aktualisht 71 vjeç, ka drejtuar shumë skuadra në karrierë. Për momentin është pushim, por thotë se nuk ka ndërmend të tërhiqet. Përkundrazi, pret një telefonatë, për të drejtuar një klub të ri. Mund të jetë edhe nga Italia, por jo rikthim ku ka qenë. 

Sidoqoftë, në një intervistë për “Corriero dello Sport”, përcjell Telesporti, Eriksson e konsideron të mërzitshme Serie A, për shkakun se dihet që në fillim tashmë se kush e fiton titullin. Pra, “fajtor” për këtë situatë bën Juventusin.

Sven Goran Eriksson, në cilën pjesë të botës jeni tani?
 U ktheva në Suedi, sepse kontrata në Filipine më mbaroi. 

Në Suedi? Si është e mundur kjo?
 Nuk ndihem mirë, kam disa probleme fizike, por mos u shqetësoni, për disa muaj do të më shihni përsëri në një fushë futbolli.

Nuk do të tërhiqeni, dmth?
 Jo, nuk mundem, dua të vazhdoj të punoj, sepse futbolli është si një ilaç për mua. Ju as që mund ta imagjinoni këtë. 

Po oferta, keni pasur?
 Nuk më kanë munguar, më kanë ardhur nga Afrika dhe Azia, por tani nuk mund të largohesha. Megjithatë, e përsëris se është vetëm çështje e disa muajve, pastaj...

Pastaj do të ktheheni përsëri…
 Kam stërvitur në shumë vende, në kontinente të ndryshme, kam pasur shumë eksperienca të bukura. Nuk kanë munguar edhe eksperiencat e shëmtuara, por i kam pëjetuar të gjitha. Unë nuk humbas asgjë, jam njeri me fat, duke pritur një telefonatë të re.

Po sikur kjo telefonatë t’ju vinte nga Italia?
 Gjithçka është e mundur, jam gati, në dispozicion. Pastaj, thellë brenda meje, e kam një pjesë të këtij vendi.

Ku mund ta shihnim Sven në Itali?
 A ju mjafton, nëse e fillojmë me Fiorentina apo Sampdoria...

Përse kështu?
Sepse nuk brengosem më për Romën apo Lazion.

Duket sikur e keni humbur diplomacinë me kalimin e kohës…
 Le të themi se jam bërë edhe më i mençur. Megjithatë, Lazio është ekipi më i rëndësishëm, që kam trajnuar.

Si e shihni Serie A?
 Mjaft të mërzitshme. Që kur fillon, ju e dini tashmë se titullin do ta fitojë  Juventusi...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat