E papritur: Al Khealifi dëshiron të blejë një skuadër angleze, këto janë alternativat

Futboll

E papritur: Al Khealifi dëshiron të blejë një skuadër angleze, këto janë alternativat

Më: 12 prill 2019 Në ora: 14:38
Nasser Al Khealifi

Pronarët e PSG-së janë duke menduar idenë e blerjes së një klubi anglez.

Sipas raportimeve të medieve në Angli, kompania e madhe nga Katari që në vitin 2011 bleu PSG-në e ku shpenzoi deri në 800 milionë euro për investime, përfshirë edhe Kylian Mbappen dhe Nemyar, po mendon të investojë edhe në Angli.

Nasser Al Khealifi, i cili e sheh veten të pa konkurrencë në Ligue1 , ku po bëhen gati të festojnë titullin e gjashtë më radhë, dëshiron të sfidojë veten në një vend me futbollin në nivelin më të lartë.

Dëshira e AL Khealifi, është investimi në një skuadër me traditë në futbollin anglez.

Raportet e para bëjnë me dije se skuadrat si Aston Villa, Nottingham Forest dhe QPR, janë objektivat e mundshëm.

Të tri këto skuadra kanë histori të madhe në futbollin anglez, dhe tentimi për t’i kthyer në majat e futbollit evropian do të ishte diçka emocionuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat